Historia jonë.

Çdo histori e bukur fillon me një ide të thjeshtë dhe, te Frut'za, e jona nisi me pyetjen: Po sikur të mund të sillnim freskinë e natyrës në dyert e njerëzve?
Në vitin 2022 nisëm rrugëtimin tonë, fillimisht si një shërbim online duke dërguar fruta të freskëta nëpër shtëpi dhe zyra, nxitur nga dashuria për këto të mira të natyrës dhe dëshira për të ofruar diçka vërtet të shëndetshme.
Ajo që filloi me vetëm një 'grusht' porosish, shpejt nisi të shndërrohet në diçka më të madhe.
Fjala u përhap dhe ëndrra jonë u përhap gjithashtu.
Me rritjen e kërkesës dhe dashurisë së komunitetit tonë, rriten edhe ambiciet tona. Ndaj u zgjeruam dhe në mars te vitit 2024 hapëm dhe pikën tonë të parë fizike: Një hapësirë që komuniteti ynë përqafoi shumë shpejt.
Vlerat tona.
Te Frut'za, vlerat tona janë themeli i gjithçkaje që bëjmë. Ato udhëheqin vendimet tona, formësojnë produktet tona dhe na lidhin me njerëzit të cilëve u shërbejmë. Ja për çfarë ne qëndrojmë:

Freskia e para
Freskia është në zemër të Frut'za-s. Nga frutat te kokrrat e kafesë, ne i japim përparësi përbërësve cilësorë dhe sezonalë për t'u siguruar që çdo produkt final të jetë po aq e gjallë dhe e pastër sa ka menduar natyra.
Shëndet dhe mirëqenie
Ne besojmë se ato që hani dhe pini duhet të ushqejnë trupin tuaj dhe shpirtin tuaj. Kjo është arsyeja pse ne i krijojmë produktet tona për të ofruar jo vetëm shije të mrekullueshme, por edhe lëndë ushqyese dhe energji.
Lidhja me komunitetin
Frut'za është më shumë se një markë - është një komunitet. Ne jemi këtu për t'i bashkuar njerëzit, qoftë në pikën tonë fizike, përmes ngjarjeve lokale, ose përmes bashkëpunimeve me partnerë të besuar.
Dashuri në çdo produkt
Ne krenohemi me zanatin e krijimit të pijeve dhe ushqimeve me dashuri. Është ky përkushtim ndaj cilësisë që e veçon Frut'za-n.
Specialty Coffee te Frut'za.
Te Frut'za, specialty coffee është pjesë e identitetit tonë. Çdo kafe përzgjidhet dhe përgatitet me kujdes, duke respektuar origjinën e kokrrës, karakterin natyror të shijes dhe metodat profesionale të përgatitjes.
Për kafenë tonë, ne bashkëpunojmë me Dabov Specialty Coffee, një nga emrat më të respektuar në botën e specialty coffee në Europë. Kjo partneritet na lejon të ofrojmë:
- Kafe 100% specialty coffee
- Kokrra të përzgjedhura nga ferma të certifikuara
- Profil shijeje të balancuar dhe të dallueshëm
Në pikat tona në Tiranë, çdo ekspres, kapuçino apo kafe filtri përgatitet me kujdes maksimal, duke respektuar karakterin unik të çdo varieteti kafeje.
Rrugëtimi vazhdon: Pika e dytë.
Rritja e familjes sonë vazhdon. Për të qenë edhe më pranë jush, hapëm dyert e pikës sonë të dytë në fillim të 2025-ës: Një vend i ri, por me të njëjtën shije dhe dashuri që na karakterizon.
Duke u zgjeruar më tej: Frut'za Vogël.

Pika jonë më e re, e hapur këtë vit (2026), sjell përvojën e Frut'za-s te Pallatet Agimi. E dizajnuar si një pikë e përshtatshme 'take-and-go', ky lokacion është perfekt për ata që janë në lëvizje dhe duan të shijojnë kafenë tonë specialitet, lëngjet e freskëta dhe brunch në çdo moment të ditës.
Na vizito.
Shiko menunë e secilit dyqan.
Hapur tani Frut'za BllokE vendosur në zemër të Bllokut, Frut'za Blloku ofron kafe specialty, lëngje të freskëta dhe brunch gjatë gjithë ditës. Vendi ideal në qytet për të shijuar produkte të freskëta dhe momente cilësore në çdo orë.Andon Zako Çajupi, Tiranë Hapur · Mbyllet në 23:00Andon Zako Çajupi, Tiranë Hap në hartë Mbyllet në 23:00Shiko menunë · Frut'za Bllok
Hapur tani Frut'za KomunaE vendosur në Komunën e Parisit, Frut'za Komuna ofron kafe specialty, lëngje të freskëta dhe brunch të shijshëm gjatë gjithë ditës. Një ambient mikpritës ku freskia, cilësia dhe komuniteti bashkohen.Kompleksi Kika 2, Rruga Tish Daija, Tiranë Hapur · Mbyllet në 23:00Kompleksi Kika 2, Rruga Tish Daija, Tiranë Hap në hartë Mbyllet në 23:00Shiko menunë · Frut'za Komuna
Hapur tani Frut'za VogëlE vendosur te Pallatet Agimi, Frut'za Vogël është koncepti ynë kompakt take-and-go, i krijuar për ritmin e jetës në lëvizje. Shijo kafenë specialty, lëngjet e freskëta dhe brunch-in tënd të preferuar me të njëjtën cilësi Frut'za, edhe kur je me nxitim.Gjergj Fishta, Pallatet Agimi, Tiranë Hapur · Mbyllet në 23:00Gjergj Fishta, Pallatet Agimi, Tiranë Hap në hartë Mbyllet në 23:00Shiko menunë · Frut'za Vogël
Në çdo arritje, na kujtohet arsyeja pse filluam: të ndërtimi i një komuniteti më të shëndetshëm. Pavarësisht nëse keni qenë me ne që nga fillimi ose po na zbuloni për herë të parë, faleminderit që jeni pjesë e historisë sonë!